Ndërlidhjet

logo-print

OSBE kritikon zgjedhjet në Turqi


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erodogan.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erodogan.

Vëzhguesit evropianë të zgjedhjeve parlamentare në Turqi kanë kritikuar qeverinë për ngufatje të lirisë së mediave.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka thënë se dhuna, sidomos në juglindje të vendit, ka pasur ndikim të madh mbi zgjedhjet.

Në anën tjetër, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erodogan, ka thënë se bota duhet të respektojë rezultatin e zgjedhjeve, i cili ka nxjerrë Partinë e tij për Drejtësi dhe Zhvillim fituese të shumicës parlamentare.

Erdogan ka thënë se votuesit kanë zgjedhur stabilitetin pas trazirave.

“Edhe një herë, dua t’i shpreh mirënjohjen time kombit tim. Gjithashtu në emër të kombit tim dhe në emrin tim, jam mirënjohës për atmosferën në ditën e zgjedhjeve dhe për maturinë demokratike të vendit tonë”, ka thënë Erdogan.

Zgjedhjet e së dielës në Turqi kanë qenë të dytat në pesë muaj.

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim ka dështuar të sigurojë shumicën në zgjedhjet e qershorit, ndërsa përpjekjet për të formuar koalicion qeveritar kanë qenë po ashtu të pasuksesshme.

Siguria ka qenë çështje kyçe në këto zgjedhje, sidomos pas dhunës së javëve të fundit midis forcave turke dhe militantëve kurdë.

XS
SM
MD
LG