Ndërlidhjet

Irani s’do ta heqë sloganin “Vdekje Amerikës”


Ilustrim
Ilustrim

Shumica e ligjvënësve iranianë kanë thënë se Republika Islamike “nuk është fare e përgatitur” për të braktisur parullën “Vdekje Amerikës”, pavarësisht marrëveshjes historike bërthamore me fuqitë botërore.

Në një deklaratë të publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve IRNA, 192 nga 290 anëtarët e parlamentit kanë thënë se slogani, i cili thirret gjatë faljes javore të Xhumasë dhe nëpër tubime, është “simbol i Republikës Islamike dhe të gjitha kombeve që luftojnë”.

Deklarata është lëshuar dy ditë përpara se Irani përkujton marrjen peng të ambasadës amerikane në Teheran nga studentët radikalë islamikë, më 1979.

Ky veprim ka çuar në ndërprerje të marrëdhënieve diplomatike midis Iranit dhe SHBA-së.

Në bazë të marrëveshjes bërthamore, të arritur në muajin korrik, Irani do të kufizojë aktivitetin bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare kundër tij.

XS
SM
MD
LG