Gjermania ka përshëndetur zgjedhjet paqësore në Turqi, duke i bërë thirrje qeverisë së presidentit Recep Tayyip Erdogan që të udhëheqë në “frymën e unitetit kombëtar”.
Partia e Erdoganit ka fituar shumicën parlamentare në zgjedhjet e së dielës.
Steffen Seibert, zëdhënës i kancelares gjermane, Angela Merkel, ka lavdëruar procesin paqësor të zgjedhjeve dhe pjesëmarrjen e lartë të votuesve, që, sipas tij, tregojnë angazhimin e popullit turk “për të investuar në një proces demokratik”.
Seibert është zotuar se Gjermania “do të vazhdojë të bashkëpunojë nga afër me Qeverinë turke”, e cila përballet me sfida të mëdha, përfshirë “luftën kundër grupit militant të Shtetit Islamik, konfliktin me kurdët, polarizimin e brendshëm politik dhe trajtimin e ndikimit të krizës në Siri”.
Lexoni edhe këtë: