Ndërlidhjet

Kina me avion të ri, sfidon Boeing-un dhe Airbus-in


Shangai, 2 nëntor 2015.
Shangai, 2 nëntor 2015.

Kina ka zbuluar avionin e parë të madh të pasagjerëve në disa dekada, në përpjekje për të sfiduar llojet Boeing dhe Airbus.

Aeroplani C919, me 168 ulëse dhe gamë prej 3,444 miljesh, është shfaqur në një ceremoni, e cila është ndjekur nga 4,000 të ftuar.

Fluturimi i parë testues i C919-ës nuk do të zhvillohet deri në vitin 2016, porse zbulimi i sotëm konsiderohet me rëndësi të madhe industriale.

“Një komb i madh duhet të ketë avionin e vet të madh komercial”, ka thënë shefi i aviacionit civil të Kinës, Li Jiaxiang.

“Industria e transportit ajror të Kinës nuk mund të varet plotësisht në importe”, ka shtuar ai.

XS
SM
MD
LG