Ndërlidhjet

Nikolliq: Asnjë presion s’na detyron të njohim Kosovën


Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq.

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq.

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka thënë se asnjë presion nuk mund ta detyrojë Beogradin që të pranojë pavarësinë e Kosovës.

“Kam besim te Kombet e Bashkuara, të cilave Serbia, në vitin 1999, u ka besuar kujdesin ndaj Kosovës. E respektoj edhe sovranitetin e vendit tim, andaj garantoj se asnjë presion nuk do ta detyrojë Serbinë që të pranojë pavarësinë e krahinës së saj jugore”, ka thënë Nikolliq pas një takimi në Beograd me shefin e ri të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Zahir Tanin.

Siç raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, Nikolliq ka thënë se bisedimet midis Serbisë dhe Kosovës në Bruksel janë shumë të vështira, porse Serbia, sipas tij, ka përmbushur të gjitha obligimet, ndërsa Kosova “nuk do që të zbatojë asnjë obligim që ka ndaj serbëve”.

XS
SM
MD
LG