Ndërlidhjet

Kinë: Politika me dy fëmijë nis në mars


Ilustrim

Ilustrim

Institucioni i planifikimit familjar në Kinë ka kërkuar nga çiftet që të vazhdojnë të respektojnë politikën për një fëmijë, derisa ligji i ri të hyjë në fuqi në muajin mars.

Të enjten, Qeveria kineze ka njoftuar se do të relaksojë rregullat dhe se do të lejojë çiftet që të kenë dy fëmijë.

Qeveria ka thënë se ka marrë këtë vendim për shkak të plakjes së shpejtë të popullsisë së Kinës dhe për të ndihmuar ekonominë.

Politika për një fëmijë e Kinës është miratuar në vitin 1979 për të ngadalësuar normën e rritjes së popullsisë.

“Politika për dy fëmijë duhet të zbatohet në përputhje me ligjin”, ka thënë Institucioni i planifikimit familjar.

Qeveria vlerëson se 90 milionë çifte do të kenë të drejtë të lindin dy fëmijë.

XS
SM
MD
LG