Ndërlidhjet

Kerry lavdëron Nazarbaevin për luftën kundër ekstremizmit


Kerry dhe Nazarbaev

Kerry dhe Nazarbaev

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka lavdëruar presidentin e Kazakistanit, Nursultan Nazarbaev për “udhëheqjen” e tij në luftën kundër ekstremizmit islamik, por ka thënë se kërcënimi i terrorizmit nuk është justifikim për të shtypur demokracinë dhe disidentët.

Kerry i ka bërë këto komente gjatë qëndrimit të tij në Kazakistan, në ndalesën e tretë të turneut në ish-republikat sovjetike të Azisë Qendrore.

Ai ka thënë se Uashingtoni do marrëdhënie të mira me vendet me shumicë myslimane që janë fqinjë të Afganistanit, por ka shprehur shqetësim se shtypjet ndaj shoqërisë civile vetëm se nxisin ekstremizmin.

“Presidenti (Barack) Obamna është shumë mirënjohës për udhëheqjen tuaj në çështjen e mospërhapjes bërthamore, në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, në bashkëpunimin me Afganistanin dhe në luftën kundër Daeshit (Shtetit Islamik)”, ka thënë Kerry gjatë takimit me Nazarbaevin.

XS
SM
MD
LG