Ndërlidhjet

Pamjet satelitore: Eksplodimi – shkak i rrëzimit të aeroplanit


Njerëzit vendosin lule në përkujtim të viktimave të rrëzimit të aeroplanit rus nga i cili humbën jetën të 224 personat në të
Njerëzit vendosin lule në përkujtim të viktimave të rrëzimit të aeroplanit rus nga i cili humbën jetën të 224 personat në të

Pamjet satelitore nuk i mbështesin pretendimet se aeroplani rus i udhëtarëve është rrëzuar nga raketa në Gadishullin Sinai në Egjipt, fundjavën e kaluar, kanë thënë mbrëmë vonë zyrtarët amerikanë.

Përkundrazi, një shkëndi e nxehtësisë e detektuar nga satelitët infra të kuq në kohën dhe vendin e eksplodimit, sugjeron se aeroplani ishte shkatërruar nga brenda nga ndonjë bombë ose nga shpërthimi në rezervoarin e karburantit, kanë thënë këta zyrtarë.

“Ka pasur një lloj të eksplodimit” dhe “aeroplani është dezintegruar në lartësi shumë të madhe”, por nuk “ka dëshmi se ndonjë lloj rakete e ka rrëzuar aeroplanin”, i tha një zyrtar rrjetit NBC.

Ky zyrtar tha se sateliti do ta kishte detektuar trajektoren e nxehtësisë së raketës tokë – ajër, që do ta kishte pasur në shënjestër aeroplanin, pasi ishte pretenduar se raketa ishte lansuar nga militantët egjiptianë të ndërlidhur me grupin ekstremist, Shteti Islamik.

Aeroplani rus i udhëtarëve, i tipi Airbus A321, u rrëzua më 31 tetor, me ç’rast u vranë të 224 njerëzit në të.

XS
SM
MD
LG