Ndërlidhjet

Iran: Filloi shkatërrimi i centrifugave


Pamje e kapacitetit atomik iranian në Natanc
Pamje e kapacitetit atomik iranian në Natanc

Autoritetet e Iranit thonë se ky vend e ka filluar shkatërrimin e centrifugave për pasurimin e uraniumit, në kuadër të zbatimit të marrëveshjes madhore atomike të nënshkruar me gjashtë fuqi botërore.

Sipas marrëveshjes të arritur në muajin korrik të këtij viti, sanksionet kundër Iranit do të tërhiqen gradualisht në këmbim për ndaljen e aktiviteteve atomike të Iranit.

“Ne shpresojmë se brenda dy muajve, do të jemi në gjendje ta përmbushim përkushtimin tonë”, tha mbrëmë, Ali Akbar Salehi, shef i programit atomik të Iranit.

Nga ana tjetër, afro 20 anëtarë të parlamentit të linjës së fortë, i kanë shkruar presidentit, Hassan Rohani, për tu ankuar se puna për shkatërrimin e centrifugave në dy kapacitete për pasurimin e uraniumit, në Natanc dhe Fordov, po përparon shumë shpejtë.

Sipas këtyre ligjvënësve, fillimi i implementimit të marrëveshjes kaq shpejt, është në kundërshtim me direktivat e liderit suprem, Ajatollah Ali Khamenei, i cili këtë marrëveshje e ka miratuar me kushte në muajin tetor.

XS
SM
MD
LG