Ndërlidhjet

logo-print

Shënohet 15 vjetori i Stacionit Ndërkombëtar të Gjithësisë


Pamje e Stacionit Ndërkombëtar të Gjithësisë

Pamje e Stacionit Ndërkombëtar të Gjithësisë

Stacioni Ndërkombëtar i Gjithësisë dje e ka shënuar 15 vjetorin e qëndrimit të astronautëve rreth hapësirës së Tokës, që paraqet zhvillim të ri madhor për këtë laborator në orbitë, për të cilin disa thonë se e meriton Çmimin Nobel për Paqe.

Derisa operacionet priten të zgjasin edhe një dekadë, agjencitë botërore të gjithësisë tash po i shikojnë mundësitë që ky stacion të ndihmoj në krijimin e kushteve që pionierët e gjithësisë tu rezistojnë kushteve të vështira, gjatë ndërmarrjeve për vizita në Mars dhe hapësirat e tjera në Sistemin Diellor.

“Ne bëjmë shumë eksperimente këtu, por mendoj se eksperimenti më i rëndësishëm është stacioni i gjithsësisë si një makinë orbitale, që i mban gjallë njerëzit në hapësirë për një kohë të gjatë”, tha Scott Kelly, astronaut i agjencisë amerikane të gjithsësisë, NASA, gjatë një konference direkte me gazetarë.

Prej 2 nëntorit të vitit 2000, në këtë stacion kanë qëndruar 220 astronautë nga 17 vende.

XS
SM
MD
LG