Ndërlidhjet

Siri: Rusia i ka intensifikuar sulmet kundër IS-it


Pamje e aeroplanit luftarak rus të tipit Yak-130

Pamje e aeroplanit luftarak rus të tipit Yak-130

Aeroplanët luftarakë të Rusisë e kanë intensifikuar fushatën e tyre ajrore kundër caqeve të grupit militant, Shteti Islamik (IS), afër qytetit të lashtë, Palmira, kanë njoftuar Ministria e mbrojtjes e Rusisë dhe grupet monitoruese.

Ministria e mbrojtjes e Rusisë ka pretenduar se e ka shkatërruar një fortifikim, një bunker nëntokësor dhe një artileri kundërajrore, derisa grupet monitoruese thonë se janë goditur edhe civilët dhe lokalitetet historike.

Rami Abdel Rahman, shef i Observatorit Sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, dhe aktivistët e tjerë, thanë se sulmet e kanë qëlluar një kala historike, por autoritetet ruse e kanë përgënjeshtruar këtë pohim.

Observatori sirian tha se së paku 10 vetë janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur, gjatë sulmeve ruse në qytetin al-Qaryatin, që është nën kontroll të militantëve të Shtetit Islamik.

Rusia thotë se gjatë dy ditëve janë goditur 237 caqe në Siri, përfshirë ato të Shtetit Islamik dhe të Frontit al-Nusra, që është i ndërlidhur me al-Kaidën.

XS
SM
MD
LG