Ndërlidhjet

Pakistan: U vra një gazetar dhe një lider fisnor proqeveritar


Pamje pas një sulmi të mëparshëm me bombë në Pakistan

Pamje pas një sulmi të mëparshëm me bombë në Pakistan

Persona të armatosur e të panjohur e kanë vrarë gazetarin, Muhammad Zaman, në pjesën veriperëndimore të Pakistanit.

Policia tha se gazetari Zaman ishte plagosur seriozisht, pasi ishte qëlluar katër herë në rajonin Dera Ismail Khan, sot herët në mëngjes.

Ai më vonë vdiq në spital.

Njëherësh, zyrtarët thanë se nga një bombë është vrarë lideri fisnor proqeveritar, Malik Mohammad Younis, në një rajon tjetër veriperëndimor. Në këtë rajon që është në kufi me Afganistanin, talibanët ishin aktivë.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për të dy sulmet.

XS
SM
MD
LG