Ndërlidhjet

Kosova në agjendën e Konferencës së Përgjitshme të UNESCO-s


Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s ka miratuar agjendën në tërësi, me pikën për Kosovën.

Kjo, siç ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook, ka ndodhur përkundër kërkesës së Serbisë që të hiqet nga agjenda kërkesa për anëtarësimin e Kosovës në Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë.

Më 21 tetor, Bordi ekzekutiv i UNESCO-s ka votuar në favor të kërkesës për ta pranuar Republikën e Kosovës brenda kësaj organizate.

Vendimi përfundimtar duhet të merret në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s, e cila zhvillon punimet nga sot deri më 18 nëntor.

Për t’u pranuar, Kosovës i duhen dy të tretat e votave në Konferencën e Përgjithshme, e cila përbëhet nga 195 vende anëtare.

XS
SM
MD
LG