Ndërlidhjet

Kerry i ofron mbështetje Taxhikistanit


Sekretari i amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari i amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari i amerikan i Shtetit, John Kerry, ka siguruar Taxhikistanin se Uashingtoni do të mbetet i angazhuar për sigurinë e këtij vendi.

Taxhikistani, vend fqinj i Afganistanit, është i shqetësuar për përhapjen e militantizmit islamik.

Duke folur pas takimit me presidentin taxhik, Emomali Rahmon, në Dushanbe, Kerry ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të punojnë me Taxhikistanin dhe vendet e tjera për të forcuar sigurinë kufitare.

Kryediplomati amerikan takon sot edhe presidentin e Turkmenistanit, Gurbanguly Berdymukhammedov, në Asghabat, për t’i dhënë fund turneut në Azinë Qendrore.

Të hënën në Kazakistan, Kerry ka lavdëruar presidentin Nursultan Nazarbaev për udhëheqjen e tij në luftën kundër ekstremizmit islamik, por ka thënë se kërcënimi i terrorizmit nuk duhet të përdoret si justifikim për shtypjen e demokracisë dhe të disidentëve.

XS
SM
MD
LG