Ndërlidhjet

logo-print

Merkel: Në Ballkan mund të shpërthejnë luftime


Kancelarja gjermane, Angela Merkel - foto arkivi

Kancelarja gjermane, Angela Merkel - foto arkivi

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka paralajmëruar se mund të shpërthejnë luftime në Ballkan, përgjatë rrugës kryesore të migrantëve që duan të arrijnë në Evropë, nëse Gjermania mbyll kufirin e saj me Austrinë.

Merkel ka refuzuar sërish thirrjet për të ndërmarrë veprime drastike për të ndaluar fluksin e migrantëve, duke thënë se tensionet veçmë janë të larta midis vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Nuk dua që të rikthehen konfliktet ushtarake atje”, ka thënë Merkel, duke iu referuar Ballkanit.

Ajo u ka thënë anëtarëve të partisë së saj se mosmarrëveshjet në një rajon tashmë të rrënuar nga luftërat, mund të përshkallëzohen.

Gjermania është bërë destinacioni kryesor për njerëzit që ikin nga lufta dhe varfëria në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azi përmes rrugëve të Ballkanit.

XS
SM
MD
LG