Ndërlidhjet

Khamenei: SHBA do ta shkatërronte Iranin


Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka thënë se slogani “Vdekje Amerikës” nuk i drejtohet popullit amerikan, por “politikës dhe arrogancës” amerikane.

Në një koment të publikuar në ueb-faqen e tij zyrtare, Khamenei po ashtu ka thënë se SHBA-ja “nuk do të hezitojë” të shkatërrojë Iranin, nëse i jepet shansi.

Irani do të shënojë nesër përvjetorin e marrjes peng të ambasadës amerikane në Teheran nga studentët radikalë islamikë, më 1979.

Ky veprim ka çuar në ndërprerje të marrëdhënieve diplomatike midis Iranit dhe SHBA-së.

Të hënën, shumica e ligjvënësve amerikanë kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët, duke thënë se Republika Islamike “nuk është fare e përgatitur” për të braktisur parullën “Vdekje Amerikës”, pavarësisht marrëveshjes historike bërthamore me fuqitë botërore.

Ky slogan thirret gjatë faljes javore të Xhumasë dhe nëpër tubime në Iran.

Ligjvënësit kanë thënë se ai është “simbol i Republikës Islamike dhe të gjitha kombeve që luftojnë”.

XS
SM
MD
LG