Ndërlidhjet

Serbia dhe Kroacia lansojnë tren për migrantët


Migrantë në Serbi
Migrantë në Serbi

Serbia dhe Kroacia kanë lansur një tren për transportimin e migrantëve nga njëri vend në tjetrin, me qëllim që të evitojnë pritjet e gjata për ta nëpër mot të ftohtë.

Treni me rreth 1,000 migrantë është nisur sot nga qyteti Sid i Serbisë drejt Slavonski Brodit në Kroaci, ku autoritetet kanë ngritur një qendër tranziti.

Ministri serb i Punës dhe Mirëqenies, Aleksandar Vulin, ka thënë se katër ose pesë trena do të bëjnë udhëtimin 120-kilometërsh çdo ditë.

Nga Slavonski Brod, migrantët do të transportohen në Slloveni, në bazë të një marrëveshjeje midis dy vendeve.

Mbi 700,000 migrantë, shumica e tyre nga Siria, Afganistani dhe Afrika, kanë arritur në Evropë këtë vit.

Pjesa dërrmuese e tyre synojnë Evropën perëndimore.

XS
SM
MD
LG