Ndërlidhjet

Aksidenti në Egjipt, identifikohen viktimat e para


Të afërm të viktimave...

Të afërm të viktimave...

Zyrtarët rusë kanë thënë se dhjetë trupat e parë të viktimave nga rrëzimi i aeroplanit rus në Egjipt, janë identifikuar nga familjet.

Aeroplani i kompanisë Metrojet, Airbus A321, është rrëzuar në Gadishullin Sinai më 31 tetor, pak minuta pasi është nisur nga Sharm el-Sheiku për në Shën Petersburg.

Të 224 njerëzit në bord, gati të gjithë rusë, kanë humbur jetën.

Aleksei Smirnov, nga Ministria e Situatave Emergjente, ka thënë se 140 trupa dhe mbi 100 pjesë trupore kanë arritur tashmë në Shën Petersburg.

Është ende e paqartë se çfarë e ka shkaktuar aksidentin.

Metrojet ka përjashtuar gabimin e pilotit ose problemet teknike.

XS
SM
MD
LG