Ndërlidhjet

logo-print

OKB: Çdo 10 minuta lind një fëmijë pa shtetësi


Refugjatë sirianë...

Refugjatë sirianë...

Konfliktet në Siri dhe rajone të tjera kanë rritur numrin e fëmijëve pa shtetësi.

Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara (UNHCR) ka thënë sot se, çdo 10 minuta, lind një fëmijë pa shtetësi.

Pashtetësia krijon probleme serioze kur bëhet fjalë për regjistrimin në shkollë, marrjen e kujdesit shëndetësor ose gjetjen e punës, ka thënë UNHCR-ja.

Raporti i saj bazohet në intervistat me fëmijë pa shtetësi dhe me prindërit e tyre në Amerikën Latine, Afrikë, Evropë, Lindje të Mesme dhe Azi.

Raporti vë theksin sidomos te eksodi masiv nga Siria, i cili rrezikon shumë fëmijë të mbeten pa shtetësi, sepse shtetësia siriane mund të bartet vetëm nga babai te fëmija dhe jo nga nëna.

Konflikti ka bërë që gratë e veja ta kenë të pamundur të regjistrojnë fëmijët e tyre.

XS
SM
MD
LG