Ndërlidhjet

Shitet prodhuesi i lojës Candy Crush Saga


Ilustrim

Ilustrim

Prodhuesi amerikan i video-lojërave Activision Blizzard Inc do të blejë kompaninë King Digital Entertainment, e cila është krijuese e lojës së famshme "Candy Crush Saga".

Marrëveshja kap vlerën prej 5.9 miliardë dollarësh.

Përfshirja e lojërave mobile të Kingut do ta bëjë Activision lider global në argëtimet interaktive në telefonat mobilë.

Activision ka thënë se firma e kombinuar do të ketë më shumë se gjysmë miliardi përdorues aktivë në muaj, në 196 vende.

Marrëveshja pritet të kompletohet në çerekun e dytë të vitit 2016.

XS
SM
MD
LG