Ndërlidhjet

Vdes politikani që bindi Bushin të pushtojë Irakun


Ahmed Chalabi
Ahmed Chalabi

Politikani irakian, Ahmed Chalabi, i cili ka shtyrë Shtetet e Bashkuara të pushtojnë Irakun në vitin 2003, me informacione të diskredituara për aftësitë ushtarake të Saddam Husseinit, ka vdekur të martën në moshën 71-vjeçare.

Zyrtarët kanë thënë se ai është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Bagdad dhe se, me gjasë, ka pësuar sulm në zemër.

Chalabi, shiit laik, ka arritur famë si lider i Kongresit të atëhershëm Kombëtar të Irakut, i cili ka vepruar në mërgim dhe ka luajtur rol të madh në nxitjen e administratës së Geroge Bushit për të pushtuar Irakun dhe për të përmbysur Saddamin.

Chalabi është kthyer në Irak menjëherë pas rënies së Saddamit.

Ai ka bindur SHBA-në se Saddami ka lidhje me Al Kaidën dhe se posedon armë të shkatërrimit në masë – pretendime këto që më vonë kanë dalë të jenë të pabaza.

XS
SM
MD
LG