Ndërlidhjet

Parlamenti i Hungarisë refuzon kuotat e BE-së


Parlamenti i Hungarisë
Parlamenti i Hungarisë

Parlamenti i Hungarisë ka miratuar një rezolutë, e cila refuzon planin e Bashkimit Evropian për shpërndarjen e migrantëve në bazë të sistemit të kuotave.

Rezoluta i hap rrugën qeverisë që të nisë veprime ligjore kundër BE-së, për të shmangur pjesëmarrjen në këtë skemë.

Qeveria e Hungarisë ka thënë më herët se do të presë vendimin e parlamentit, përpara se të vendosë për padi të mundshme.

Sllovakia fqinje është duke konsideruar hapa të ngjashëm.

Hungaria u jep azil disa qindra refugjatëve në vit dhe refuzon migrantët ekonomikë.

Ajo ka ndërtuar gardhe me tela në kufijtë me Serbinë dhe Kroacinë, për të ndaluar fluksin e migrantëve.

XS
SM
MD
LG