Ndërlidhjet

logo-print

UNICEF: Pothuajse dyfishohet numri i fëmijëve azilkërkues


Ilustrim

Ilustrim

Numri i fëmijëve që kërkojnë azil në Evropë pothuajse është dyfishuar që nga viti i kaluar, bën të ditur Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara - UNICEF.

Rreth 190,000 fëmijë kanë kërkuar azil në Evropë në periudhën janar- shtator, krahasuar me 98,000 në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, thotë UNICEF-i.

Sipas burimit të njëjtë, në nëntë muajt e parë të këtij viti, 10,000 fëmijë të pashoqëruar ose të ndarë kanë arritur vetëm në Itali dhe Maltë.

“Nga të gjithë refugjatët dhe migrantët, fëmijët e pashoqëruar kanë më së shumti rrezik për t’u abuzuar dhe shfrytëzuar”, thuhet në raportin e UNICEF-it.

XS
SM
MD
LG