Ndërlidhjet

Aksidenti në Siani: Analizohet kutia e zezë


Rrënojat e avionit rus
Rrënojat e avionit rus

Hetuesit kanë kthyer vëmendjen e tyre te kutia e zezë e aeroplanit rus, i cili është rrëzuar të shtunën në Egjipt.

Autoritetet egjiptiane kanë thënë se ekspertët e tyre, së bashku me ekipe nga Rusia dhe Republika e Irlandës, ku ka qenë i regjistruar avioni Airbus 321, janë duke analizuar kutinë me të dhënat e fluturimit.

Avioni është rrëzuar në Gadishullin Sinai, duke shkaktuar vdekjen e të 224 njerëzve në bord.

Egjipti ka thënë se pohimet e militantëve të lidhur me grupin Shteti Islamik, se ata kanë rrëzuar aeroplanin, janë “propagandë”.

Presidenti i Egjiptit, Abdul Fattah al-Sisi, i ka thënë BBC-së se është shumë herët për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

Aeroplani, i cili ka qenë duke udhëtuar nga Sharm el-Sheiku për në Shën Petersburg, besohet se është coptuar në ajër.

XS
SM
MD
LG