Ndërlidhjet

BE arreston 29 kontrabandues njerëzish


Selia e Europolit në Hagë

Selia e Europolit në Hagë

Policia e Bashkimit Evropian ka arrestuar 29 persona në Spanjë dhe Poloni, nën dyshimet se kanë sjellë pakistanezë në BE dhe i kanë detyruar të punojnë në kushte të ngjashme me skllavërinë.

Europoli ka thënë se një rrjet i krimit të organizuar në Pakistan ka transportuar migrantët përmes Detit Mesdhe në BE.

Migrantët janë detyruar më pas të punojnë nëpër restorante për të paguar transportin e tyre – secili nga 14,000 euro.

Migrantët nuk janë paguar, nuk kanë shfrytëzuar pushime ose përfitime të tjera dhe janë detyruar të punojnë për orë të gjata dhe në kushte abuzive, ka thënë Europoli.

XS
SM
MD
LG