Ndërlidhjet

logo-print

Ohajo refuzon legalizimin e marihuanës


Ilustrim

Ilustrim

Votuesit në shtetin amerikan të Ohajos kanë refuzuar propozimin për të legalizuar përdorimin e marihuanës.

Masa, e njohur si Çështja 3, do të kishte ndryshuar kushtetutën e shtetit, duke legalizuar përdorimin personal dhe mjekësor të marihuanës për të gjithë personat mbi 21 vjeç.

Aktivistët pro legalizimit kanë shpenzuar rreth 12 milionë dollarë për reklamat në prag të votimit të së martës.

Por, masa është kundërshtuar fuqishëm nga spitalet e fëmijëve, organizatat biznesore dhe fermerët.

Kollorado, Uashingtoni, Oregoni, Alaska dhe Distrikti i Kolumbias kanë legalizuar marihuanën rekreative.

Mbi 20 shtete lejojnë përdorimin e saj për qëllime mjekësore.

XS
SM
MD
LG