Ndërlidhjet

Presidenti kazak drekon me Mbretëreshën Elizabeth


Presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbaev.

Presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbaev.

Presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbaev, do të pritet me roje nderi në Pallatin Buckingham të Mbretërisë së Bashkuar.

Ai do të drekojë sot me Mbretëreshën Elizabeth II.

Të martën, kryeministri britanik, David Cameron, ka thënë se i sheh Britaninë dhe Kazakistanin si “partnerë në prosperitet dhe partnerë në progres”.

Cameron ka mbikëqyrur dje nënshkrimin e disa marrëveshjeve tregtare, në vlerë prej 4.6 miliardë dollarësh, me përfaqësuesit kazakë.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë akuzuar Cameronin se ka vënë biznesin para çështjes së të drejtave të njeriut.

Por, zyra e Cameronit ka thënë se ai e ka ngritur këtë çështje në takim me Nazarbaevin, i cili në muajin prill është rizgjedhur president me 98 përqind të votave.

Nga Londra, Nazarbaev do të udhëtojë për në Francë.

XS
SM
MD
LG