Ndërlidhjet

Jep dorëheqje kryeministri i Rumanisë


Kryeministri i Rumanisë, Victor Ponta.
Kryeministri i Rumanisë, Victor Ponta.

Kryeministri i Rumanisë, Victor Ponta, ka njoftuar për dorëheqjen e qeverisë së tij pas protestave masive që ka shkaktuar zjarri vdekjeprurës në një klub nate.

“Po dorëzoj mandatin tim. Jap dorëheqje, ashtu si edhe qeveria ime”, ka thënë Ponta përmes një deklarate.

Rreth 20,000 njerëz kanë dalë në rrugët e Bukureshtit të martën, duke bërë thirrje për dorëheqjen e Pontës, të ministrit të Brendshëm, Gabriel Oprea, dhe të një kryetari të qarkut.

Protesta ka pasuar ngjarjen e 30 tetorit, kur një zjarr në një klub nate në Bukuresht ka vrarë 32 njerëz dhe ka plagosur dhjetëra të tjerë.

Protestuesit janë ankuar për korrupsion në qeveri dhe mbikëqyrje të dobët të sigurisë.

Ponta, 43 vjeç, ka qenë nën presion për të dhënë dorëheqje pasi ka shkuar në gjyq në muajin shtator, nën akuzat për mashtrim, evazion fiskal dhe shpëlarje të parave.

XS
SM
MD
LG