Ndërlidhjet

logo-print

Turqia arreston 9 militantë të dyshuar të IS-it


Ankara - foto arkivi

Ankara - foto arkivi

Autoritetet në provincën jugore të Turqisë, Gaziantep, kanë arrestuar nëntë militantë të dyshuar të Shtetit Islamik (IS), nën akuzat se kanë planifikuar sulm vetëvrasës në zyrat e një partie politike në Stamboll.

Zyra e guvernatorit provincial ka thënë se dy të dyshuar janë arrestuar më 30 tetor, ndërsa shtatë të tjerët në bastisje të mëvonshme të policisë.

Granata, eksplozivë dhe armë janë konfiskuar po ashtu.

Zyra e guvernatorit ka thënë se grupi ka planifikuar të krijojë “frikë dhe kaos” përpara zgjedhjeve parlamentare të 1 nëntorit.

XS
SM
MD
LG