Ndërlidhjet

Moska shënon Ditën e Unitetit Kombëtar


Moskë, 4 nëntor 2015.
Moskë, 4 nëntor 2015.

Dhjetëra-mijëra njerëz janë duke marrë pjesë në një marshim në qendër të Moskës, për të shënuar Ditën e Unitetit Kombëtar.

Organizatorët kanë hapur marshimin me një minutë heshtje për viktimat e rrëzimit të aeroplanit rus në Egjipt.

Avioni i kompanisë Metrojet, Airbus A321-200, është rrëzuar në Gadishullin Sinai më 31 tetor, derisa ka qenë duke udhëtuar nga Sharm el-Sheiku për në Shën Petersburg.

Të 224 njerëzit në bord, shumca e tyre rusë, kanë humbur jetën.

Dita Kombëtare është festë shtetërore, e krijuar nga presidenti rus, Vladimir Putin, për të shënuar fitoren e Rusisë ndaj forcave polake më 1612.

XS
SM
MD
LG