Ndërlidhjet

Forcat qeveritare “marrin në kontroll” rrugën për Aleppo


Forcat qeveritare, të cilat kanë hapur rrugën e kontrolluar nga qeveria.

Forcat qeveritare, të cilat kanë hapur rrugën e kontrolluar nga qeveria.

Forcat qeveritare në Siri kanë marrë nën kontroll rrugën e vetme që lidh qytetin verior të Aleppo-së, me Sirinë qendrore, raporton televizioni shtetëror.

Siç është raportuar, forcat ushtarake kanë marrë nën kontroll këtë rrugë, pas një beteje me militantët e të ashtuquajturit, Shteti Islamik (IS).

Është thënë se rruga do të rihapet për qarkullim të civilëve, që nga nesër.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, me seli në Londër, ka thënë se qeveria ka luftuar me militantët e IS-it, 10 kilometra në lindje të rrugës, në përpjekje që rruga të jetë plotësisht e sigurt.

Një pjesë e Aleppos, kontrollohet nga forcat e qeverisë, ndërsa pjesa tjetër nga kryengritësit.

Por, një sulm nga militantët e IS-it, kishte lënë pjesët që kontrollohen nga qeveria, pa qasje në to, për 12 ditë.

XS
SM
MD
LG