Ndërlidhjet

logo-print

Mustafa e Bajrami flasin për përfitimet e Kosovës në UNESCO


Pamje nga konferenca.

Pamje nga konferenca.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka zhvilluar një konferencë për media së bashku me ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ku kanë prezantuar të arriturat që vijnë nga anëtarësimi i Kosovës në UNESCO.

Kryeministri Mustafa ka thënë se Kosova, "ka çka t’i ofrojë UNESCO-s dhe ka çka të merr nga ajo."

Mustafa ka thënë se Serbia dëshiron ta mohojë trashëgiminë kulturore të Kosovës, edhe për Kishën Ortodokse Serbe.

“Serbia, siç po shihet, në emër të Kishës Ortodokse Serbe, të cilës ne ia kemi dhënë të gjitha garancitë e veprimit të plotë dhe të ruajtjes së identitetit tonë të plotë në vendin tonë, po tenton të pamundësojë që edhe trashëgimitë tjera fetare, myslimane, katolike, protestante, hebraike, të jenë pjesë e vlerave universale botërore. Të gjitha këto bashkësi e kanë shprehur vullnetin e tyre dhe kanë dhënë zotimin e tyre që dëshirojnë të jenë anëtare të UNESCO-s”, ka thënë kryeministri.

Edhe ministri Arsim Bajrami ka folur rreth përfitimeve që ka anëtarësimi i Kosovës në UNESCO.

Ai ka thënë se "bashkëpunimi ndërkombëtar është themelor për Kosovën dhe se qasja në UNESCO është themelore për Kosovën dhe për të forcuar lidhjet intelektuale me botën."

Për t’u pranuar në UNESCO, Kosovës i duhen dy të tretat e votave në Konferencën e Përgjithshme, e cila përbëhet nga 195 vende anëtare.

XS
SM
MD
LG