Ndërlidhjet

HRW: Draft ligji “homofobik” i Rusisë për komunitetin LGTB


Foto ilustruese.
Foto ilustruese.

Organizata për drejtat e njeriut, Human Rights Watch (HRW) i ka bërë thirrje ligjvënësve rusë që të refuzojnë draft-ligjin për dënimin e pjesëtarë të komunitetit lesbian, homoseksual, biseksual dhe transeksual (LGTB), të cilët publikisht pranojnë orientimin e tyre seksual.

Në një deklaratë të lëshuar sot, Tanya Cooper, hulumtuese për Rusinë, për HRW, e ka përshkruar draft-ligjin si një “ propozim i ri absurd dhe diskriminues.”

Draft-ligji, i regjistruar më 29 tetor, në dhomën e ulët të parlamentit rus, do të prezantojë dënime dhe mundësi për burgim për të gjithë ata individë të cilët “publikisht” shprehin “orientimet e tyre seksuale, jo tradicionale” dhe për ata që “i tregojnë në publik preferencat e tyre jonormale në publik.”

Grupet për të drejtat e njeriut dhe qeveritë perëndimore e kanë dënuar, përpjekjet e Rusisë për të kufizuara të drejtat e komunitetit LGTB.

XS
SM
MD
LG