Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi: Kosova vazhdon rrugëtimin drejt BE-së


Pamje nga takimi.

Pamje nga takimi.

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot në takim pune drejtoreshën për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë pranë BE-së, Angelina Eichhorst.

Zëvendëskryeministri Thaçi kashprehurmirënjohjen për të gjitha vendet anëtare të BE-së për mbështetjen dhënë vendit në përmbylljen e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit,thuhet në komunikatë.


“Nënshkrimi dhe ratifikimi i MSA-së nxitë institucionet e Kosovës që të vazhdojnë të punojnë me përkushtim në rrugën drejt anëtarësimit në BE”, është shprehur zëvendëskryeministri Thaçi.

Zëvendëskryeministri Thaçi ka nënvizuar “se Kosova po bënë hapat e fundit drejt liberalizimit të vizave për qytetarët e saj. “

Drejtoresha për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë pranë BE-së, Angelina Eichhorst, “vlerësoi të arriturat dhe theksoi se BE do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së dhe inkurajoi thellimin e bashkëpunimit rajonal.”

XS
SM
MD
LG