Ndërlidhjet

Lansohet treni për transportimin e migrantëve


Serbia dhe Kroacia kanë lansuar një tren për transportimin e migrantëve nga njëri vend në tjetrin, me qëllim që të evitojnë pritjet e gjata për ta nëpër mot të ftohtë. Treni me rreth 1,000 migrantë është nisur nga qyteti Sid i Serbisë drejt Slavonski Brodit në Kroaci, ku autoritetet kanë ngritur një qendër tranziti.UNHCR-ja ka thënë se 5500 migrantë hynë çdo ditë në Kroaci, nga Serbia. Nga Slavonski Brod, migrantët do të transportohen në Slloveni, në bazë të një marrëveshjeje midis dy vendeve.

XS
SM
MD
LG