Ndërlidhjet

logo-print

Stoltenberg: Aftësitë e NATO-ës "janë reale dhe të gatshme."


Jens Stoltenberg.

Jens Stoltenberg.

Shefi i NATO-s ka thënë se aleanca po bën stërvitjet e saj më të mëdha trajnuese në më shumë se një dekadë, për të provuar aftësitë e tij dhe për të dërguar një sinjal të qartë Rusisë dhe kundërshtarëve të mundshme që aftësitë e NATO-s "janë reale dhe të gatshme."

Që nga fillimi i këtyre manovrave, më 19 tetor në Spanjë, 36.000 pjestarë nga 30 vende, si dhe dhjetra avionë dhe anije luftarke, kanë marrë pjesë në ushtrimet.

Ushtrimet pritet të përfundojnë, më 6 nëntor.

"Ndërsa qëllimi ynë është për të trajnuar dhe stërvitur, ne përmes këtij ushtrimi po i dërgojmë një mesazh të qartë popujve tanë dhe çdo kundërshtari të mundshëm," tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg më 4 nëntor.

"NATO nuk kërkon konfrontim, por ne jemi të gatshëm për të mbrojtur të gjithë aleatët. "

Ai ka përmendur "jostabilitin dhe ekstremizmin në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme, me brutalitetin e grupit Shtetit Islamik, ndrtimet ushtarake të Rusisë, në Siri dhe në Mesdhe, dhe veprimet e saj agresive në Ukrainë."

XS
SM
MD
LG