Ndërlidhjet

logo-print

Vdesin 18 persona në Pakistan nga shembja e një fabrike


Foto ilustruese.

Foto ilustruese.

Të paktën 18 persona janë vrarë në qytetin pakistanez Lahore, pasi një fabrikë në ndërtim, u shemb, thonë zyrtarët.

Shërbimet emergjente janë të shqetësuar se më shumë si 100 punëtorë mund të jenë të bllokuar nën rrënoja. Një operacion i madh shpëtimi tani është duke u zhvilluar.

Thirrjet për ndihmë nga rrënojat në fabrikë mund të dëgjohen thonë zyrtarët, raporton BBC.

Dy kate të fabrikës ishin funksionale, ndërsa i treti ishte duke u ndërtuar.
Fabrika e cila përdoret për të bërë çanta, ishte vendosur në një zonë, në periferi të qytetit.

XS
SM
MD
LG