Ndërlidhjet

Erdogan: Thirrje parlamentit për ndryshime të kushtetutës


Foto arkivi.

Foto arkivi.

Presidenti Recep Tajip Erdogan ka thënë se parlamenti i Turqisë duhet t'i jap prioritet diskutimeve për ndryshime kushtetuese, pas triumfit të partisë së tij në zgjedhjet e fundit.

Erdogani ka thënë se ndryshimi kushtetues është një nga mesazhet më të rëndësishme, të rezultatit të zgjedhjeve,të së dielës.

Ai qe një kohë të gjatë është duke kërkuar për të forcuar pushtetin e presidentit.

Por kritikët kanë paralajmëruar se ai mund të forcojë atë, që ata e shohin si tendencë, e tij autoritare.

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) rimori shumicën e saj parlamentare në zgjedhjet e parakohshme të dielën e kaluar, por ajo tani ka 13 deputetë më pak, për të thirrur një referendum mbi kushtetutën.

Në fjalimin e tij të parë që prej fitores, Erdogan ka thënë se kryeministri Ahmet Davutoglu do të konsultohet me udhëheqësit e opozitës për të marrë mbështetjen për ndryshimet kushtetutës.

Presidenti turk paralajmëroi kundërshtarët e tij, ndaj rezistimit të këtij veprimi.

Ai u zotua gjithashtu se operacionet e Turqisë kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdëve (PKK) do të vazhdojnë.

Dy ushtarë dhe 15 militantë të PKK-ës u vranë në luftimet në provincën jug-lindore të Turqisë, Hakarit sot, ka raportuar ushtria turke.

XS
SM
MD
LG