Ndërlidhjet

Parlamenti afgan kërkon hetime në rastin e gruas Rukhshana


Pamje gjatë hedhjes gurë mbi gruan Rukhshana.

Ligjvënësit afganë kanë dënuar duke urdhëruar një hetim për mbytjen me gurë të një gruaje të re, e cila ishte akuzuar për tradhti bashkëshortore.
Ligjvënësit kanë diskutuar vrasjen, e cila ka ndodhur në provincën e largët Ghor në fund të tetorit.

"Si një përfaqësues i popullit afgan,i bëj thirrje, qeverisë, për të dorëzuar para ligjit ata që qëndrojnë pas këtij incidenti dhe kriminelët e egër që pa mëshirë kanë vrarë, duke goditur me gurë, këtë grua,” ka thënë Shukria Paikan, një deputet nga provinca veriore e Kunduz, gjatë seancës, së sotme.

Vdekja brutal e gruas Rukhshana, 19-vjeçare, është incizuar në një video dy dyminutëshe, të cilën e ka pranuar nga një dëshmitar okular, Radio Evropa e Lirë.

Videoja, një version i redaktuar, i cili u botua këtë javë, tregon burra të identifikuara si militantë talebanë, të cilët thoshin lutje fetare, duke hedhur gurë mbi gruan Rukhshana, e cila ishte vendosur në një vrimë.

XS
SM
MD
LG