Ndërlidhjet

logo-print

Shumica e sulmeve ruse kundër grupeve opozitare në Siri


 Anne Patterson.

Anne Patterson.

Rreth 90 përqind të sulmeve ruse në Siri kanë goditur opozitën e moderuar siriane, ka thënë Anne Patterson, diplomate e lartë amerikane për Lindjen e Mesme, para komitetit të Kongresit amerikan, këtë të mërkure.

Më 30 shtator, Rusia kishe filluar befasishëm sulmet ajrore në Siri. Derisa kjo e fundit thotë se këto sulme i ka kundër militantëve të grupit ekstremist IS-it, Shtetet e Bashkuara dhe vendet perëndimore e kanë akuzuar Rusinë, se ajo po sulmon grupet e kryengritësve.

Rusia njihet si aleat i presidenti sirian Bashar al Assad.

XS
SM
MD
LG