Ndërlidhjet

Dyshohet për shpërthim të brendshëm në aeroplanin rus


Foto të viktimave të ekspozuara në Shën Petersburg.

Foto të viktimave të ekspozuara në Shën Petersburg.

Hetuesit egjiptianë thonë se një shpërthim i brendshëm duket se ka shkaktuar aksidentin në avion rus, i cili është rrëzuar në gadishullin e Sinai, të Egjiptit, më 31 tetor, duke vrarë 224 vetë pasagjerë, shumica e tyre rusë.

Hetuesit thanë se ata nuk kanë arritur të përcaktojnë nëse shpërthimi është shkaktuar nga karburanti apo nga ndonjë bombë. Ata kanë zgjeruar zonën e tyre e kërkimit në një sipërfaqe prej 40 kilometra katrorë për dëshmi të tjera.

Ata gjithashtu kanë njoftuar se kutia me zërin regjistrues A321-200 është dëmtuar pjesërisht dhe se do të nevojitet shumë punë për nxjerrjen e të dhënave të saj.

Aeroplani i kompanisë Kogalymavia ka qenë duke fluturuar nga Sharm el-Sheiku në Shën Petersburg, me ç’rast të ishte konfirmuar se të 224 personat, përfshirë këtu 24 fëmijë, kishin humbur jetën.

XS
SM
MD
LG