Ndërlidhjet

logo-print

IS mund të ketë rrëzuar aeroplanin rus në Sinai


Pjesë nga aeroplani A321.

Pjesë nga aeroplani A321.

Dëshmitë e fundit, tani sugjerojnë se një bombë e vendosur nga grupi militant i Shtetit Islamik është shkaku i mundshëm i aksidentit të aeroplanit rus mbi gadishullin Sinai të Egjiptit, thonë burime të sigurisë evropiane dhe atyre të SHBA-së.

"Tanimë ka një mendim se një mjet shpërthyes është vendosur në valixhe ose diku në aeroplan," tha një zyrtar amerikan, për CNN.

Nga komunikimet e përgjuara del se dega e grupit Shteti Islamik (IS) në Sinai e ka vendosë bombën, thonë zyrtarët amerikanë.

Nëse konfirmohet kjo, atëherë ky është sulmi i parë me bombë nga IS ,në një avion pasagjerësh.

Analistët e zbulimit nuk besojnë se operacioni ishte urdhëruar nga udhëheqësit e IS-it, në Raqqa të Sirisë.

Përkundrazi, ata besojnë se sulmi ishte planifikuar dhe ekzekutuar nga degët e tyre në Sinai, e cili vepron në mënyrë të pavarur.

Një zyrtar amerikan i ka thënë agjencisë së lajmeve, AFP, se një aeroplan i mbushur me turistë rusë, në një kohë kur Rusia është duke bombarduar objektivat e IS-it në Siri, " mund të pritet një veprim i tillë nga IS.

Grupi ekstremist ka qenë këmbëngulës që në fillim në lidhje me përfshirjen e saj në këtë fatkeqësi që mori jetën e 224 pasagjerëve.

XS
SM
MD
LG