Ndërlidhjet

logo-print

Ukrainë: Palët kërcojnë me ndërprerje të armëpushimit


Foto ilustruese.

Foto ilustruese.

Qeveria e Ukrainës dhe separatistët e mbështetur nga Rusia, kanë kërcënuar njëra –tjetrën, se nuk do të ndalojnë tërheqjen e armatimi të vazhdueshme, në qoftë se ata mbajnë nën sulm, njëra- tjetrën.

Kryetari i Këshillit të Mbrojtjes ukrainase Olexander Turchynov ka thënë se pesë persona janë plagosur nga sulmet separatiste, më 3 nëntor, dhe se Kiev do të ndalë tërheqjen e armëve, nëse sulmet vazhdojnë.

Të dyja palët kanë filluar tërheqjen armatimit pas një armëpushim të shpallur, më 1 shtator.

Lideri separatist Alexander Zakharchenko gjithashtu ka kërcënuar se do të fillojnë luftën përsëri, në qoftë se Kiev vazhdon të shkelë armëpushimin, njoftoi Agjencia e Lajmeve në Donetsk.

Pavarësisht incidenteve të herëpashershme, armëpushimi është mbajtur kryesisht nga të dyja palët.

Megjithatë, është shënuar një përparim, i cili ka për qëllim që të sjellë një zgjidhje politike të konfliktit, që ka marrë më shumë se 7,900 jetë njerëzish.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Xhon Kirby tha se Uashingtoni mirëpret tërheqjen e fundit të disa armëve të rënda nga vija e frontit, por është i shqetësuar nga shkeljet e armëpushimit gjatë dy javëve të fundit.

"Kjo dhunë rrezikon armëpushimin," tha ai.

"Ne i bëjmë thirrje Rusisë dhe separatistëve për t'i dhënë fund dhunës."

XS
SM
MD
LG