Ndërlidhjet

logo-print

SHBA-ja dërgon më shumë armatim për kryengritësit sirian


Kolonel Steve Warren.

Kolonel Steve Warren.

Ka gjasa që ushtria amerikane do të ofrojë më shumë armë për forcat e opozitës siriane, të cilat po luftojnë kundër militantëve të grupit Shtetit Islamik (IS), pasi përparimeve që kanë shënuar të marrjen nën kontroll, të një pjesë të konsiderueshme të territorit që nga java e kaluar.

Kolonel Steve Warren, zëdhënës i koalicionin i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër IS-it, tha se forcat demokratike e Sirisë kanë marrë përsëri në kontroll, rreth 255 kilometra territor rreth fshatin al-Haul, pranë kufirit të Irakut.

Forcat përfshinin edhe koalicionin arabë-sirian, e cila mori ka marrë 50 ton municion nga e SHBA.

Warren tha se operacioni ishte i mbështetur edhe nga sulmet ajrore amerikane, të cilat vranë 79 luftëtarë të IS-it dhe kanë shkatërruara sistemeve të armëve të tyre.

"Operacioni tregon qëndrueshmërinë e programit tonë për të siguruar mbështetje këtyre forcave,"ka thënë Warren.

"Ne besojmë se suksesi i koalicionit arabë-sirian, vërteton këtë program", ka thënë Warren.

"Kjo nuk është një plotësisht ajo që duam, por, ne jemi të inkurajuar nga ajo që shohim dhe ne synojmë ta forcojmë këtë sukses."

XS
SM
MD
LG