Ndërlidhjet

logo-print

Liderë të vendeve perëndimore dhe Ukrainës, takohen nesër


Ertugrul Apakan.

Ertugrul Apakan.

Diplomatë nga Gjermania, Franca, Rusia dhe Ukraina do të takohen, më 6 nëntor, në Berlin për të rënë dakord mbi hapat e ardhshëm në përfundimin e konfliktit në Ukrainë, ka thënë një zëdhënëse e ministrisë së jashtme gjermane.

Tërheqja e armëve të rënda është një mundësi e mirë që mund të konsiderohet, pas përparimit që është parë në tërheqjen e artilerisë së kalibrit të vogël dhe mortajave, ka thënë Sawsan Chebli.

Një armëpushim midis trupave qeveritare të Ukrainës dhe separatistëve pro-ruse, i vendosur që në shtator, kryesisht është respektuar , pavarësisht nga disa shpërthime sporadike të dhunës.

Në këtë fazë ka pasur edhe shkëmbime të të burgosurve, ka thënë Ertugrul Apakan, nga Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Ai tha se largimi i minave nga Ukraina lindore mund të jetë një tjetër hap i rëndësishëm.

Vëzhguesit e OSBE-së janë të gatshëm, të përcaktojë hartat e territoreve me prioritet për heqjen e minave, tha ai.

"Armëpushimi mund të jetë i qëndrueshëm vetëm në qoftë se ne shënojmë progres drejt një zgjidhje politike për konfliktin", tha Chebli.

XS
SM
MD
LG