Ndërlidhjet

SHBA: Rusia zbarkon trupa tokësore në Siri


Viktoria Nuland, ndihmës sekretare e shtetit për çështjet e Evropës dhe Euroazisë.

Viktoria Nuland, ndihmës sekretare e shtetit për çështjet e Evropës dhe Euroazisë.

Një zyrtare e lartë e Departamentit amerikan të Shtetit tha se Rusia ka zbarkuar artileri të rëndë dhe forcat të tjera tokësore, pranë qyteteve Homs dhe Hama, në Siri, në kohën kur Moska vazhdon të thellojë mbështetjen e saj, edhe me forca tokësore, për forcat e qeverisë siriane, në luftë kundër kundër kryengritësve.

Viktoria Nuland, ndihmës sekretare e shtetit për çështjet e Evropës dhe Euroazisë, ka thënë se fushata ajrore e Moskës në Siri u kushton atyre midis 2 e 4 milionë dollarë në ditë.

Komentet e saj vinë gjatë dëshmisë para Komisionit për Punë të Jashtme, ku kanë dëshmuar ajo dhe një tjetër diplomate e lartë e SHBA -së, Anne Patterson, ndihmës sekretare për çështjet e Lindjes së Afërt.

"Tani Rusia është duke zbarkuar artileri dhe armatim tjetër tokësore rreth qyteteve Hama dhe Homs, në masë të madhe,” ka thënë Nuland.

Zyrtarët e sigurisë amerikane dhe ekspertët e pavarur, i kanë thënë Reuters-it, se forca ushtarake të Rusisë në Siri, tani përfshijnë rreth 4,000 trupa.
Moska ka ruajtur një prani ushtarake në Siri për dekada të tëra si një aleate e regjimit të presidentit Bashar al-Assad, por ka refuzuar të komentojë mbi madhësinë e forcës së saj,në Siri që kur filloi sulmet ajrore, më 30 shtator.

XS
SM
MD
LG