Ndërlidhjet

Rumunët protestojnë pavarësisht dorëheqjes së kryeministrit


Pamje nga protesta.
Pamje nga protesta.

Mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e Bukureshtit disa orë pas kryeministrit Viktor Ponta dha dorëheqje, pas një zjarri vdekjeprurës në një klub nate.

Demonstruesit marshuan drejt parlamentit duke kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe reforma të mëtejshme politike.

Tubimet janë raportuar edhe në qytetet e tjera të mëdha, duke përfshirë Cluj, Timisoara, dhe Konstancë.

Një ditë më parë, rreth 20 mijë protestues u mblodhën në Bukuresht, të zemëruar mbi vdekjen e 32 personave, pas një zjarri që ndodhi në një kul nate, në 30 tetor .

Shqetësimet lidhen me korrupsionin, i cili sipas protestuesve rrezikon edhe sigurinë e qytetarëve.

Kjo ka nxitur edhe zemërimin e publikut, kundër elitës politike.

Ponta, i cili po përballet me gjyqin për akuza korrupsioni, tha se shpreson që dorëheqjen e qeverisë së tij do të "kënaqë njerëzit që dolën në rrugë."

Presidenti Klaus Iohannis pritej të fillojë konsultat me partitë politike, për të zgjedhur një kryeministër dhe të formojnë një qeveri të re.

XS
SM
MD
LG