Ndërlidhjet

Forbes: Putin, njeriu më i fuqishëm në botë


Vladimir Putin
Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është cilësuar si njeriu më i fuqishëm në botë, për të tretin vit me radhë.

"Putin vazhdon ta dëshmojë se ai është një nga të paktit njerëz në botë, i cili ka fuqi të mjaftueshme për të bërë çfarë të dojë dhe t’ia dalë paq", është vlerësimi i revistës Forbes, e cila edhe bën radhitjen e personaliteteve më të fuqishme botërore.

Në vendin e dytë është radhitur kancelarja gjermane, Angela Merkel, kurse në vendin e tretë ka hyrë presidenti amerikan, Barack Obama, për të cilin revista thotë se në vitin e fundit të mandatit të tij presidencial, është e qartë tashmë se ndikimi i zotit Obama është duke u zvogëluar.

Për ta lexuar listën e plotë të radhitjes nga revista Forbes, klikoni këtu.

XS
SM
MD
LG