Ndërlidhjet

Rusia dërgon “sistemin anti-ajror për raketa” në Siri


Ilustrim

Ilustrim

Komandanti i Forcave Ajrore ruse thotë se Rusia ka dislokuar sistemin anti-ajror për raketa, në Siri.

Në një intervistë me të përditshmen “Komsomolskaya Pravda” botuar më 5 nëntor, koloneli i përgjithshëm Viktor Bondarev, tha se Rusia e ka marrë këtë vendimin për shkak se "ka llogaritur të gjitha kërcënimet e mundshme."

Ai nuk ka përcaktuar llojin e raketave të vendosura.

Bondarev gjithashtu tha se Rusia ka më shumë se 50 aeroplanë dhe helikopterë të stacionuar në Siri.

Moska ka deklaruar se ka nisur fushatën e bombardimeve në Siri, më 30 shtator kundër "terroristëve", por Shtetet e Bashkuara dhe aleatët pretendojnë se prania ushtarake e Rusisë, në konfliktin sirian, synon ta mbajë në pushtet presidentin Bashar al-Assad.

XS
SM
MD
LG