Ndërlidhjet

PPK i jep fund armëpushimit në Turqi


Foto ilustruese.
Foto ilustruese.

Partia e armatosur e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), ka deklaruar se do t’i jap fund armëpushim të njëanshëm, në Turqi.

Në një deklaratë të lëshuar nga agjencia e lajmeve kurde Firat, thuhet se PKK-ja ka marrë këtë vendimi pas sulmeve të vazhdueshme ushtarake të shtetit turk, kundër grupit të jashtëligjshëm.

PKK kishte deklaruar armëpushim të njëanshëm muajin e kaluar, përpara zgjedhjeve të përgjithshme të Turqisë, të cilat i dhanë Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, (AKP) të presidentit Tajip Erdogan, pjesën më të madhe të votave,që ajo kishte humbur në qershor.

"Pas zgjedhjeve, AKP ka treguar se do të jetë një qeveri luftë," ka deklaruar PKK-ja.

Këtë javë, presidenti Erdogan u zotua se nuk do të ketë "ngadalësim" në luftën kundër PKK-së

Turqia është alarmuar nga marrja e territoreve nga forcat kurde në Siri, për të cilën ajo mendon se mund të ushqej separatizmin, në mesin e pakicës kurde, në Turqi.

XS
SM
MD
LG